Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont është arrestuar në Gjermani. Kështu ka njoftuar ish-avokati i tij, shkruan RT, transmeton Koha.net.
Puigdemont iu shmang dje arrestimit duke u larguar nga Finlanda.
Puigdemont në atë kohë po kthehej në Belgjikë dhe u arrestua nga autoritetet gjermane pas pikë kalimit të kufirit nga Danimarka.
Në Katalonjë gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në dhjetor të vitit të kaluar, partitë që kërkojnë pavarësi nga Spanja, fituan shumicën.
Artikuj të ngjashëm
-
Puigdemont mund të përballet me ekstradim në Spanjë
-
Shpërthejnë protesta pas arrestimit të Puigdemontit
-
Separatisti katalonjas i ikën policisë spanjolle, një ditë pas Barcelonës kthehet në Belgjikë
-
Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet
-
Me protesta në Barcelonë kundërshtohet ekstradimi i Puigdemonit në Spanjë