Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave u ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi, ekonomistëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.
Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.
"Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit", tha Akademia, raporton REL.
Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë.
Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.
-
“Nobeli” për ekonomi për hulumtimin se si teknologjia i jep shtytje rritjes ekonomike
-
Çmimi Nobel për Kimi u ndahet tre shkencëtarëve për punën në strukturat organike metalike
-
Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre
-
“Oscar” prek edhe Kosovën - Filmi me Luana Bajramin fiton çmimin prestigjioz, sonte në “Express”
-
Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen