Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre laureatë fitojnë çmimin Nobel për ekonomi

Çmimi Nobel për ekonomi këtë vit i është ndarë tre laureatëve, David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens, raporton BBC.

Treshja ka ndarë çmimin për përdorimin e “eksperimentit natyror” për të kuptuar se si ndërlidhen politikat ekonomike dhe ngjarjet tjera.

Eksperimentet natyrore përdorin situatat në jetë reale për të zbuluar ndikimin e vendimeve të qeverisë.

Kanadezi Card, si shembull, shikoi ndikimin në e rritjes së pagës minimale te të punësuarit në Ne] Jersey në SHBA.

Zbulimi i tij shty shkencëtarët të rishikojnë opinionin e tyre se rritjet e tilla gjithmonë çojnë në rënie në punësim.

“Eksperimentet natyrore janë kudo”, thotë Eva Moerk, anëtare e komitetit të çmimit Alfred Nobel Memorial në shkencat ekonomike.

Edhe “Nobeli” për ekonomi për hulumtimin se si teknologjia i jep shtytje rritjes ekonomike Botë “Nobeli” për ekonomi për hulumtimin se si teknologjia i jep shtytje rritjes ekonomike

Card, nga Universiteti i Kalifornias, fitoi për analizën e tij në tregjet e punës dhe ekonomi.

Amerikani Joshua Angrist nga MIT dhe Guido Imbens, një akademik holandez në Universitetin e Stanfordit, kanë ndarë çmimin për “kontributin metodologjik të tyre në analizën e marrëdhënieve të rastit”.