Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndahet “Nobeli” për shkenca ekonomike

Claudia Goldin është laureuar me çmimin “Nobel” për shkenca ekonomike për vitin 2023, lidhur me angazhimin e saj “për rezultatet e tregut të punës së grave”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkenca dha çmimin të hënën, derisa u bë e ditur se 77-vjeçarja ka dhënë raportin e parë gjithëpërfshirës të rezultateve të tregut gjatë shekujve.

Ajo është profesoreshë në Universitetin e Harvardit.

Ditë më parë janë ndarë çmimet për paqe, literaturë, fizikë, kimi e mjekësi.