Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shoferët shkelmojnë protestuesit mjedisorë në Berlin

Aktivistët e mjedisit u sulmuan dhunshëm nga shoferët në Berlin të premten në mëngjes. Ata u përballen me shoferët në autostradën A100 pranë daljes së Kurfurstendamm. Aktivistët u shkelmuan dhe u tërhoqën zvarrë nga shoferët, pasi kishin bllokuar rrugën.

Aktivistët bllokuan korsitë e autostradës, ndërsa shoferët që mbetën në kolonë nuk kishin durim. Policia më pas ndërhyri në vendngjarje.

“Last Generation” është një grup aktivistësh i themeluar në fund të vitit 2021. Për herë të parë bllokoi autostradën në Berlin më 24 janar 2022. Kjo u pasua nga bllokada pothuajse të përditshme me ndërprerje, si dhe protesta në muze, stadiume, tubacione nafte apo aeroporte.

Si një masë urgjente kundër “kolapsit të klimës”, aktivistët po bëjnë thirrje për kufizim të shpejtësisë në autostradat gjermane në 100 km/h dhe vendosjen e përhershme të një bilete prej 9 eurosh për autobusët dhe trenat.

Artikuj të ngjashëm