Anëtarët e grupit “Last Generation” vërshuan rrugët e Berlinit për të dytën ditë, duke shkaktuar bllokim trafiku.
Grupi dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj kërcënimit të ngrohjes globale dhe nevojës që qeveritë të rritin masat për t’i frenuar emetimet e gazeve serrë.
“Last Generation” ka pranuar se protestat janë provokuese, por nga kjo organizatë argumentuan se duke nxitur debate mund të bëhet ndërmerren hapa rreth ndryshimeve klimatike.
Të dielën, aktivistët spërkatën me ngjyrë portokalli Portën e Brandenburgut të Berlinit për t'i kërkuar qeverisë gjermane të ndërmarrë veprime më urgjente kundër ndryshimit të klimës.