Botë

Aktivistët e klimës bllokojnë rrugët në Berlin

Aktivistët e klimës kanë organizuar një tjetër ditë protestash në Berlin të enjten, duke bllokuar rrugët kryesore gjatë orës kur komunikacioni mbingarkohet. Ata më pas u larguan nga Policia. 

Shtatë anëtarë të grupit Last Generation, të veshur me jelek portokalli, filluan të ecnin shumë ngadalë në rrugë, duke shkaktuar bllokim trafiku për veturat, raporton agjencia AP.

Sipas një njoftimi për media nga aktivistët, të paktën 18 grupe të tjera të vogla bllokuan rrugët në të gjithë Berlinin.

Grupi dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj kërcënimit të ngrohjes globale dhe nevojës që qeveritë të rrisin masat për t’i frenuar emetimet e gazeve serrë.

Të dielën, aktivistët spërkatën me ngjyrë portokalli në Portën e Brandenburgut të Berlinit për t'i kërkuar qeverisë gjermane të ndërmarrë veprime më urgjente kundër ndryshimit të klimës.