Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 53 numri i emigrantëve të vdekur në Teksas

Ka shkuar në 53 numri i emigrantëve të vdekur, si pasojë e kontrabandimit me kamionin që u gjet i braktisur pasditen e të hënës në San Antonio të Teksasit.

Dy emigrantë të tjerë kanë vdekur së fundmi, gjatë trajtimit në spital, raportoi të mërkurën Associated Press.

Sipas raporteve policore, 40 nga viktima janë meshkuj, ndërkaq 13 femra.

Viktimat janë gjetur pa dokumente identifikimi dhe në një rast, njëri me një ID të vjedhur.

Më shumë se një ditë pas zbulimit të kamionit në San Antonio, ku dhjetëra emigrantë vdiqën pasi u braktisën në vapën e madhe, pak identitete të viktimave janë bërë publike, duke ilustruar sfidat me të cilat përballen autoritetet, në gjurmimin e njerëzve që kalojnë kufijtë në mënyrë klandestine.

Edhe Vdekja e 53 personave në kamionin në Teksas: Shoferi nuk e dinte që s’po punonte kondicioneri Botë Vdekja e 53 personave në kamionin në Teksas: Shoferi nuk e dinte që s’po punonte kondicioneri

Zyrtarët kanë arritur t’i identifikojnë disa prej viktimave që nga mëngjesi i së mërkurës, në pritje të verifikimit me autoritetet në vende të tjera.

Trupat u gjetën të hënën pasdite në periferi të San Antonios, në atë që besohet të jetë episodi më vdekjeprurës i kontrabandës së njerëzve në kufirin SHBA-Meksikë. Dhjetëra njerëz u dërguan në spitale, duke përfshirë katër fëmijë. Tre persona janë arrestuar.

Kamioni, i cili ishte i regjistruar në Alamo, Teksas, por kishte targa dhe logo të rreme, mbante 67 emigrantë, tha të mërkurën Francisco Garduño, shefi i Institutit Kombëtar të Emigracionit të Meksikës.

Shoferi i kamionit u kap në përpjekje për t’u paraqitur sikur ishte një nga emigrantët, tha Garduno. Dy burra të tjerë meksikanë gjithashtu janë arrestuar.

Edhe 46 emigrantë të vdekur në kamionin për San Antonio Botë 46 emigrantë të vdekur në kamionin për San Antonio

Midis të vdekurve janë 27 persona nga Meksika, 14 nga Hondurasi, 7 nga Guatemala dhe 2 nga El Salvadori. Një nga viktimat nuk është identifikuar ende.