Numri i të vdekurve në Kharkiv të Ukranës është rritur në 17 pasi raketat ruse kanë goditur një numër të konsiderueshëm ndërtesash banimi, ka njoftuar të enjten guvernatori lokal, Oleh Synehubov, shkroi BBC-ja.
Përmes një mesazhi në Telegram, Synehubov njoftoi se përveç 10 personave që ishin shpallur të vdekur më herët, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe shtatë trupa tjerë nga rrënojat
“Mes të vdekurve ishte edhe një djalë i lindur në vitin 2009”, ka thënë ai.
Si pasojë e sulmeve me raketa edhe 42 persona mbetën të plagosur.
“Sulmet goditën gjithashtu qytetin Krasnograd në rajonin e Kharkivit, ku një çift u vra dhe vajza e tyre 12-vjeçare u plagos rëndë”, shtoi Synehubov.
Artikuj të ngjashëm
-
Seri sulmesh ajrore ruse në Ukrainë
-
Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
Lëndohen 21 persona nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Të paktën 21 të plagosur pas sulmit rus në Kharkiv