Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se pacientja e parë me koronavirus sot do të lëshohet në trajtim shtëpiak.
Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.
Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Alsat M.
Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Maqedoninë e Veriut shërohen 18 pacientë me Covid-19
-
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 285 të infektuar
-
Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
-
Tri raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 70 numri i të infektuarve
-
Mbërrin në 31 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, mjekë shtesë do të dërgohen në Dibër