Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë me koronavirus. Numri i personave të shëruar nga Covid-19 në këtë shtet është 139.
Nga Klinika Infektive në Shkup gjatë ditës së sotme janë lëshuar 11 pacientë, nga Spitali i Dibrës dy pacientë, kurse 5 pacientë të cilët kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake gjithashtu kanë rezultuar dy herë negativ në testin e Covid-19.
Prej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus, shkruan Alsat.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar tre raste të vdekjes nga koronavirusi.
Me viktimat e fundit, numri i rasteve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që kanë përfunduar me fatalitet ka arritur në 49.
-
18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të mërkurën
-
Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën
-
19 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën
-
72 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të dielën
-
39 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të martën