Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e të së martes i ka konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus, gjë që e ngrit në 31 numrin e të infektuarve në këtë shtet.
Rastet e reja janë katër punonjës shëndetësorë të Spitalit të Dibrës dhe një grua, bashkëshortja e njërit prej të prekurve që u konfirmua të marten, raporton Alsat-M.
Filipçe ka thënë se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe dy mjekë të tjerë dhe dy infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë.
Artikuj të ngjashëm
-
21 raste pozitive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut të dielën
-
Katër raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit
-
10 të vdekur dhe 865 raste me COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut
-
Në Maqedoninë e Veriut 101 të infektuar dhe 4 të vdekur nga COVID-19
-
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë për 7 të vdekur nga koronavirusi