Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje.
“Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup. Pacienti tashmë i ndjerë ishte diagnostikuar me COVID-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup me 25 mars. Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së sotme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi)”, thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri në ora 12:00 në Maqedoninë e Veriut shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet./Alsatm/
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Në Maqedoninë e Veriut raportohen 20 raste të thyerjes së heshtjes zgjedhore
-
Shpërthimi i Ebolas në Kongo, vdesin 15 njerëz
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi