Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Maqedoni të Veriut pesë raste pozitive me koronavirus, një i vdekur

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2531 mostrave.

Ndërkohë është raportuar edhe për një të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Një person i moshës 76-vjeçare nga Vinica.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore thuhet se janë shëruar 86 persona në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni V. janë regjistruar 155.689 të infektuar me koronavirus, ndërsa 5485 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 150.063, ndërsa janë 141 raste aktive.