Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka informuar se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.
Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.
“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendosë në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga virusi korona, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova./Tch.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”
-
50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën
-
Tri viktima pas shpërthimit të virusit në anijen turistike në Atlantik
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut