Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shembja e një akullnaje mund të ketë shkaktuar përmbytjet në Nepal, thonë shkencëtarët

Nepal

Foto: Associated Press

Hetimet paraprake kanë treguar se një akullnajë e shembur mund të ketë shkaktuar përmbytjen e rrufeshme në kufirin Nepal-Tibet, duke nxjerrë në pah problemin e shkrirjes së shpejtë të akujve në Himalaje, i kanë thënë BBC-së shkencëtarët.

Raportimet fillestare për një tërmet bënë që shumë njerëz të besonin se lëkundjet kishin shkaktuar një rrëshqitje dheu, e cila më pas kishte shkaktuar përmbytjen nga e cila kanë humbur jetën të paktën 177 persona.

Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) më vonë ka sqaruar se katastrofa ishte shkaktuar nga një “shembje akullnajeje”, që ndodh kur një akullnajë ose një pjesë e saj shpërbëhet.

Goditja e akullnajës së shembur në fundin e një lugine ishte aq e fuqishme sa u regjistrua si një tërmet me magnitudë 5.2, sipas të dhënave të USGS-së dhe shkencëtarëve që kanë analizuar ngjarjen.

Dr. Simon Cook, ekspert i akullnajave në Universitetin e Dundee, i ka thënë BBC-së se ekipi i tij kishte zbuluar se pjesa e poshtme e një akullnaje në Nepal, pranë majës Langtang Lirung, rreth 15 kilometra në perëndim të vendit ku ndodhën përmbytjet, ishte shembur.

Edhe Konfirmohen 270 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, mbi 1.000 mbesin të zhdukur Botë Konfirmohen 270 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, mbi 1.000 mbesin të zhdukur

Ai ka vlerësuar se akullnaja ishte shembur në drejtim të veriperëndimit dhe më pas kishte lëvizur drejt perëndimit, në rrjedhën e poshtme të lumit.

Një analizë e Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD), një institucion shkencor ndërqeveritar, ka zbuluar se mund të ketë ndodhur “një ortek akulli dhe shkëmbinjsh me origjinë nga një zonë në lartësi të madhe”.

Kjo ka bërë që “një sasi e madhe akulli dhe mbetjesh shkëmbore” të hynte në lumin Lende Khola, degë e lumit Bhote Koshi, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të prurjeve të lumit, që transportoi ujë, sedimente dhe gurë të mëdhenj në drejtim të rrjedhës së poshtme.

Qendra ka zbuluar se niveli i ujit në lumenjtë në rrjedhën e poshtme është rritur me 7 deri në 9 metra brenda 30 minutash, ndërsa disa stacione monitorimi të ujërave u morën nga rrjedha ose u dëmtuan.

Zona rrethohet nga male të thepisura dhe videot e përmbytjes tregojnë ujë dhe mbetje që vërshojnë me shpejtësi nëpër shtratin e lumit.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e akullnajës të mërkurën.

Megjithatë, shkencëtarët kanë paralajmëruar prej vitesh për shkrirjen e akullit dhe shkrirjen e permafrostit (tokë përherë e ngrirë) në Himalaje, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve klimatike.

Edhe Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë Botë Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë

Një analizë e publikuar nga ICIMOD në fillim të këtij viti ka zbuluat se akullnajat e rajonit Hindu Kush-Himalaje po humbasin aktualisht akull me një ritëm dy herë më të shpejtë krahasuar me vitin 2000.

Kjo rrit rreziqet si përmbytjet.

Lexo përditësimet tjera
Nepal

Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë

Mbi 1 000 persona janë shpallur të zhdukur pas një përmbytjeje të shpejtë dhe katastrofike që...