Pamje të reja janë duke qarkulluar në internet të cilat dëshmojnë shkëputjen e një mase të madhe të akullit nga mali Langtang Lirung në Himalaje, e cila pastaj shkaktoi përmbytjet katastrofale në Nepal dhe Tibet.
Në një video të publikuar nga New York Times, shihet akulli dhe dëbora të cilat shkëputen furishëm drejt luginës.
Mbi 4000 persona rezultojnë të zhdukur deri tash, e mbi 900 të vdekur.
Gjatë dy ditëve të fundit, janë paralajmëruar vërshime të reja, ku banorët kanë marrë mesazhe nga institucionet për kujdes.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm