---
description: Hetimet paraprake kanë treguar se një akullnajë e shembur mund të ketë shkaktuar përmbytjen e rrufeshme në kufirin Nepal-Tibet, duke nxjerrë në pah problemin e
title: Shkencëtarët tregojnë se çka i shkaktoi përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/27/b68fed45-adbd-4ba4-9ef3-d9233c4155ca.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Shembja e një akullnaje mund të ketë shkaktuar përmbytjet në Nepal, thonë shkencëtarët

![Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/August/27/b68fed45-adbd-4ba4-9ef3-d9233c4155ca.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 27 gusht 2026 11:09
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 27 gusht 2026 11:09
- Shpërndaje në:

Hetimet paraprake kanë treguar se një akullnajë e shembur mund të ketë shkaktuar përmbytjen e rrufeshme në kufirin Nepal-Tibet, duke nxjerrë në pah problemin e shkrirjes së shpejtë të akujve në Himalaje, i kanë thënë BBC-së shkencëtarët.

Raportimet fillestare për një tërmet bënë që shumë njerëz të besonin se lëkundjet kishin shkaktuar një rrëshqitje dheu, e cila më pas kishte shkaktuar përmbytjen nga e cila kanë humbur jetën të paktën 177 persona.

Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) më vonë ka sqaruar se katastrofa ishte shkaktuar nga një “shembje akullnajeje”, që ndodh kur një akullnajë ose një pjesë e saj shpërbëhet.

> 🌏 NEPAL 🇳🇵 | ÇİN 🇨🇳 |  
>   
> BİNLERCE İNSAN CANLI CANLI TOPRAĞA GÖMÜLDÜ, KÖYLER HARİTADAN SİLİNDİ.  
>   
> Herkes yağmur yağmadan bu Selin nasıl olduğunu konuşuyor?  
>   
> 🛘 Saniyeler içinde kütle sel her şeyi alıp götürdü, köyler yok oldu, insanlık tarihinin gördüğü en büyük felaketlerden biri… [pic.twitter.com/WOsC6asvwB](https://t.co/WOsC6asvwB)
>
> — Said Ercan 🇹🇷 🌍 (@saidercan) [August 26, 2026](https://x.com/saidercan/status/2092720077468577799?ref_src=twsrc%5Etfw)

Goditja e akullnajës së shembur në fundin e një lugine ishte aq e fuqishme sa u regjistrua si një tërmet me magnitudë 5.2, sipas të dhënave të USGS-së dhe shkencëtarëve që kanë analizuar ngjarjen.

Dr. Simon Cook, ekspert i akullnajave në Universitetin e Dundee, i ka thënë BBC-së se ekipi i tij kishte zbuluar se pjesa e poshtme e një akullnaje në Nepal, pranë majës Langtang Lirung, rreth 15 kilometra në perëndim të vendit ku ndodhën përmbytjet, ishte shembur.

[Edhe ![Pamje nga shkëputja e akullit i cili shkaktoi përmbytjet në Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/515a72fb-19da-4430-ab49-88da2fd5eb98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 gus 2026 Pamje nga shkëputja e akullit i cili shkaktoi përmbytjet në Nepal](https://www.koha.net/bote/pamje-nga-shkeputja-e-akullit-i-cili-shkaktoi-permbytjet-ne-nepal)

Ai ka vlerësuar se akullnaja ishte shembur në drejtim të veriperëndimit dhe më pas kishte lëvizur drejt perëndimit, në rrjedhën e poshtme të lumit.

> [#Nepal](https://x.com/hashtag/Nepal?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw) Flood की यह वीडियो देखकर के आपके होश उड़ जाएंगे  
>   
> देखिए किस तरह 1 मिनट के अंदर अंदर सब कुछ बिखर गया 😭 [pic.twitter.com/R3wXRmYqFO](https://t.co/R3wXRmYqFO)
>
> — Ayesha Khan (@Ayesha0Khaan) [August 27, 2026](https://x.com/Ayesha0Khaan/status/2092834184595443813?ref_src=twsrc%5Etfw)

Një analizë e Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD), një institucion shkencor ndërqeveritar, ka zbuluar se mund të ketë ndodhur “një ortek akulli dhe shkëmbinjsh me origjinë nga një zonë në lartësi të madhe”.

Kjo ka bërë që “një sasi e madhe akulli dhe mbetjesh shkëmbore” të hynte në lumin Lende Khola, degë e lumit Bhote Koshi, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të prurjeve të lumit, që transportoi ujë, sedimente dhe gurë të mëdhenj në drejtim të rrjedhës së poshtme.

Qendra ka zbuluar se niveli i ujit në lumenjtë në rrjedhën e poshtme është rritur me 7 deri në 9 metra brenda 30 minutash, ndërsa disa stacione monitorimi të ujërave u morën nga rrjedha ose u dëmtuan.

Zona rrethohet nga male të thepisura dhe videot e përmbytjes tregojnë ujë dhe mbetje që vërshojnë me shpejtësi nëpër shtratin e lumit.

> The simulation shows how the flooding event in Nepal occurred. [pic.twitter.com/E2dAucBim2](https://t.co/E2dAucBim2)
>
> — Mumbai Rains (@rushikesh\_agre\_) [August 27, 2026](https://x.com/rushikesh_agre_/status/2092848971844866299?ref_src=twsrc%5Etfw)

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e akullnajës të mërkurën.

Megjithatë, shkencëtarët kanë paralajmëruar prej vitesh për shkrirjen e akullit dhe shkrirjen e permafrostit (tokë përherë e ngrirë) në Himalaje, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve klimatike.

[Edhe ![Përmbytjet e reja në Nepal rrëmbejnë shtëpi dhe ura](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/b53e2203-92ec-4dc9-99ee-2ac906338887.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 o. më parë Përmbytjet e reja në Nepal rrëmbejnë shtëpi dhe ura](https://www.koha.net/bote/permbytjet-e-reja-ne-nepal-rrembejne-shtepi-dhe-ura)

Një analizë e publikuar nga ICIMOD në fillim të këtij viti ka zbuluat se akullnajat e rajonit Hindu Kush-Himalaje po humbasin aktualisht akull me një ritëm dy herë më të shpejtë krahasuar me vitin 2000.

Kjo rrit rreziqet si përmbytjet.

[Lexo përditësimet tjera![Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/August/27/6f7da474-13f9-4069-9088-e729c50303ae.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë</h4>Mbi 1 000 persona janë shpallur të zhdukur pas një përmbytjeje të shpejtë dhe katastrofike që...](https://www.koha.net/bote/mbi-1-000-te-zhdukur-nga-permbyetjet-ne-nepal-shumica-turiste)

[#NEPAL](https://www.koha.net/tag/nepal) [#PERMBYTJE](https://www.koha.net/tag/permbytje) [#akullnaja](https://www.koha.net/tag/akullnaja) [#shkrirja e akullnajave](https://www.koha.net/tag/shkrirja-e-akullnajave)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të paktën 70 të vdekur nga përmbytjet në Indi dhe Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/bb85dd37-d0e3-46f8-9991-bbf52557ba43.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 sht 2026 Të paktën 70 të vdekur nga përmbytjet në Indi dhe Nepal](https://www.koha.net/bote/te-pakten-70-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-indi-dhe-nepal)
- [![Më shumë se 1000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/607927d6-5c5b-45b0-9a27-632a0af5a12f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 sht 2026 Më shumë se 1000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal](https://www.koha.net/bote/me-shume-se-1000-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-nepal)
- [![Mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/1c8ac158-592a-4e0d-8744-566d21c8f0ea.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 gus 2026 Mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal](https://www.koha.net/bote/mbi-900-te-vdekur-dhe-mijera-te-zhdukur-nga-permbytjet-ne-nepal)

[Arbëri.]() [Andin Hoti - Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/andin-hoti-daciqit-eja-ne-prizren-te-presin-burgjet-e-kosoves)

[Kronikë.]() [Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi](https://www.koha.net/kronike/pas-dy-ngjarjeve-tragjike-hyseni-therret-mbledhje-urgjente-te-keshillit-komunal-per-siguri-ne-bashkesi)

[Shtojca për Kulturë.]() [Viti 1990: Pajtimi historik në Kosovë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/viti-1990pajtimi-historik-ne-kosove)

[Arbëri.]() [Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë luhatje](https://www.koha.net/arberi/mot-i-ndryshueshem-gjate-javes-se-ardhshme-temperaturat-do-te-pesojne-luhatje)

[Kronikë.]() [Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në arrati](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-vrasje-ne-pogragje-te-gjilanit)

[Basketboll.]() [Prishtina e fiton ndeshjen dramatike në Rahovec](https://www.koha.net/basketboll/prishtina-e-fiton-ndeshjen-dramatike-ne-rahovec)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shkencëtarët tregojnë se çka i shkaktoi përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shembja-e-nje-akullnaje-mund-te-kete-shkaktuar-permbytjet-ne-nepal-thone-shkencetaret","datePublished":"2026-08-27T11:09:10+02:00","dateModified":"2026-08-27T11:23:23+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":587,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Hetimet paraprake kanë treguar se një akullnajë e shembur mund të ketë shkaktuar përmbytjen e rrufeshme në kufirin Nepal-Tibet, duke nxjerrë në pah problemin e","url":"https://www.koha.net/bote/shembja-e-nje-akullnaje-mund-te-kete-shkaktuar-permbytjet-ne-nepal-thone-shkencetaret","keywords":"NEPAL, PERMBYTJE, akullnaja, shkrirja e akullnajave","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/27/b68fed45-adbd-4ba4-9ef3-d9233c4155ca.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
