Një ndërtesë është shembur në Mumbai të Indisë pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut. Si pasojë 11 persona kanë humbur jetën dhe 7 tjerë janë lënduar, raporton agjencia AP.
Reshjet e dendura të shiut gjatë të mërkurës kanë bërë që të vërshohen pjesë të Mumbait, që njihet si kryeqendra financiare dhe e argëtimit e Indisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërtesa trekatëshe u shemb të mërkurën mbrëma dhe zyrtari i policisë Ravdinra Kadam ka treguar se trupat e shpëtimit po mundohen të gjejnë të mbijetuar tjerë.
Mumbai ka regjistruar 222 milimetra shi në 12 orë të mërkurën.
Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Indi gjatë periudhave qershor-shtator, që njihet si sezoni i shirave.