Të paktën 136 persona kanë vdekur në Maharashtra të Indisë, pas vërshimeve të mëdha që prekën këtë zonë ditëve të fundit. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje të zonave të ulëta, duke përfshirë qindra fshatra.
Siç raporton CNN, të paktën 38 njerëz u vranë në Taliye, vend në juglindje të Mumbait, kur një rrëshqitje toke rrafshoi pjesën më të madhe të fshatit. Autoritetet qeveritare njoftuan se dhjetëra njerëz janë të frikësuar nga bllokimi i shkaktuar nga rrëshqitja e dheut. Që nga mëngjesi i së shtunës, mbi 90.000 njerëz janë evakuuar, derisa reshjet e shiut po vijojnë ta vështirësojnë gjendjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër t’u dalë në ndihmë banorëve, janë angazhuar forca Kombëtare e Reagimit, ushtria, rojet bregdetare dhe forcat ajrore.