Administrata e aviacionit federal në Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar Boeingun t’i bëjë disa ndryshime avionëve të tij 737 Max8. Dy rrëzime brenda 5 muajsh ngritën pikëpyetje të mëdha mbi këtë model, megjithatë në Shtetet e Bashkuara ai do të vazhdojë fluturimet.
Prodhuesi më i madh i avionëve në botë do t’i vendosë Max 8-tës një softuer të ri e do të rishikojë sistemit e manovrimit, transmeton tch.
Sekretarja e transportit në SHBA, Elaine Chao i siguroi pasagjeret se autoritetet i kanë marrë shumë seriozisht zhvillimet e fundit e po bëjnë të gjithë verifikimet e nevojshme. Boeing 737-ta është konsideruar deri vonë si shtylla kurrizore e flotave te avionëve në mbarë botën.
Por cili është problemi me këtë model?
Ekspertet shpjegojnë se me zhvendosjen e motorëve avioni ka tendencën që të ngrejë majën e tij. Në rastin më të keq kjo mund të shkaktojë efektin e çarjes së fërkimit me ajrin, pra ngadalësimin e motorëve dhe rrëzimin e mjetit.
Për ta shmangur këtë efekt Boeingu ka instaluar sistemin e quajtur MCAS (Maneuvering Characteristics Augmentation System), fale te cilit, me të kuptuar situatën e vështirë të fluturimit hunda e avionit ulet automatikisht e kësisoj i shmanget efektit të fërkimit me ajrin. Megjithatë fillimisht kompania nuk ua komunikoi sic duhet këtë risi pilotëve.
Edhe
Boeingu zbulon një problem të ri në aeroplanët 737 Max
Për këtë arsye, pilotët e avionit të Lion Air te rrëzuar në Indonezi tetorin e 2018-s luftuan për minuta të tëra me avionin, që me sa duket gabimisht vazhdimisht e ulte hundën në mënyrë automatike, ndërsa përpiqeshin për të kundërtën dhe tentonin të fitonin lartësi.
Ndërkohë, Britania e Madhe, Australia, Kina, Malajzia e Singapori kanë vendosur t’ua ndalojë fluturimin Max 8-tave derisa të ketë informacione më të plotë mbi rishikimin e rreziqeve të sigurisë së këtyre avionëve.
Lexoni edhe: Pas aksidenteve me Boeing, shtohet kujdesi në fluturimet në Prishtinë