Singapori heq nga përdorimi Boeing 737 Max

Singapori heq nga përdorimi Boeing 737 Max

12 March 2019 08:58

Singapori ka tërhequr përkohësisht nga puna aeroplanët Boeing 737 Max si për fluturimet brenda dhe jashtë shtetit.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Singaporit këtë vendim e mori shkaku i rrëzimit të një Boeing Max 8 të dielën në Etiopi, ku vdiqën 157 personat në bord, transmeton KTV.

Ky ishte incidenti i dytë fatal i këtij modeli brenda pesë muajsh. Aeroporti Changi i Singaporit është i aeroporti i gjashtë më i frekuentuar në botë dhe ka një numër aeroplanësh Boeing Max.

Lexoni edhe: Kina ua ndalon fluturimin 100 avionëve Boeing për shkak të aksidentit në Eriopi

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme