Botë

Kina ua ndalon fluturimin 100 avionëve Boeing për shkak të aksidentit në Eriopi

Avioni që u aksidentua një ditë më parë në Etiopi ku mbetën të vdekur 157 persona, ishte një prodhim i ri i Boeing. Jo vetëm në Etiopi, por edhe në Kinë e tërë flota e avionëve që ka nisur fluturimet në vitin 2017 u ndalua të fluturojë gjatë së hënës.

Boeing 737 MAX 8 nuk fluturojnë edhe pse nuk dihet ende shkaku i aksidentit që ndodhi pak minuta pasi avioni ishte ngritur nga Adis Abeba. Ky është aksidenti i dytë brenda pak muajsh i të njëjtit lloj avioni, gjë që ka alarmuar edhe autoritete kineze. Kina ka në përdorim flotën më të madhe të këtyre avionëve, transmeton tch.

100 avionë janë në tokë për arsye sigurie dhe për shkak të natyrës së ngjashme të dy aksidenteve, pak pas ngritjes thanë zyrtarët kinezë. Në tetor i njëjti prodhim i Boeing u rrëzua 13 minuta pas ngritjes nga Xhakarta duke shkaktuar vdekjen e 189 personave në bord. Hetimet edhe për këtë aksident ende vazhdojnë.

Deri në fund të janarit, Boeing ka shitur 350 avionë të tillë, ndërsa ka porosi për rreth 4 600 të tillë. Zyrtarët në SHBA nuk kane ende një koment por e quajnë të arsyeshme vendimin kinez.