Rregullatori i Bashkimit Evropian për siguri në aviacion ka suspenduar të martën të gjitha fluturimet në bllok të aeroplanëve të tipit “Boeing 737 MAX”, në masën më të sertë deri më tani ndaj prodhuesit amerikan të aeroplanëve pas përplasjes në Etiopi që la të vdekur 157 veta.
Vendimi u mori pasi Britania, Gjermania dhe Franca iu bashkuan dallgës së suspendimeve për aeroplanët si rrjedhojë e aksidentit të së dielës dhe ushtrimit të presionit ndaj SHBA-së për të dalë me një padi, transmeton KTV.
“Beoing”, prodhuesi më i madh në botë i aeroplanëve, i cili pësoi një humbje prej miliarda dollarësh në vlerën e saj, ka njoftuar se i arsyeton veprimet e këtyre vendeve por shtoi se “i beson plotësisht “737 MAX”-ve dhe se e ka sigurinë prioritetin numër një.
Si pasojë e aksidentit, administrata e aviacionit federal në Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar Boeingut t’i bëjë disa ndryshime në avionët “737 MAX”.
Kjo pasi që dy rrëzime brenda 5 muajsh ngritën pikëpyetje të mëdha mbi këtë model.
-
Aeroplanët 737 MAX të “Boeingut” të gatshëm të kthehen në Evropë pas dy aksidenteve fatale
-
Boeing-u përballet me shifrat më të ulëta të shitjeve në dekada
-
Boeingu angazhon në punë të ndryshme 3 mijë punëtorë
-
Boeing ndalon përkohësisht prodhimin e aeroplanëve 737 Max
-
Boeing po shqyrton prodhimin e aeroplanëve 737 Max