Linja e aeroplanëve të kompanisë prestigjioze “Boeing” 737 MAX është e gatshme të rikthehet me shërbim në Evropë.
Lajmin e ka bërë të ditur sot Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Evropian, 22 muaj pasi kësaj linje i ishin ndaluar fluturimet për shkak të dy aksidenteve të aeroplanëve, të cilat shkaktuan 346 vdekje, shkruan Reuters.
“Ne kemi besimin se avionët janë të sigurt, që është një parakusht për të dhënë aprovimin tonë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë funksionimin e 737 MAX-it”, është bërë e ditur nga Agjencia.
Kompania e aeroplanëve është zotuar të vazhdojë përmirësimet në teknikë edhe gjatë funksionimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokurorët amerikanë rekomandojnë ngritjen e një padie kundër “Boeing”
-
Zyrtarët amerikanë s’do të lejojnë fluturimin e Boeingëve pa qenë “100% të sigurtë”
-
Rritja e numrit të pasagjerëve rikthen në hapësirë superavionin Airbus A380
-
Boeing 737 Max me probleme, detyrohet të aterojë para kohe
-
Grimca të dyshimta gjenden në aeroplanin 737 Max