Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rritja e numrit të pasagjerëve rikthen në hapësirë superavionin Airbus A380

Avioni më i madh në botë, Airbus A380, i shpallur “si i vdekur”, që në momentet e para të prezantimit, po fluturon përsëri me shtimin e udhëtarëve.

Lufthansa është ndër ato kompani që po rikthen gjigandët e quajtur A380.

Airbus A380, avioni më i madh në botë me mbi 600 ulëse në bord, ishte tërhequr nga shumë linja ajrore në kulmin e pandemisë. Por tani, ndërsa linjat ajrore kërkojnë mënyra për të përballuar rritjen e papritur masive të kërkesës dhe vonesat e dorëzimit që rëndojnë mbi Boeing, superavioni kthehet në një numër shumë më të madh se që pritej.

Në javën e fundit të qershorit, gjithsej 129 A380 u ngritën sërish në qiell, të operuar nga shtatë linja ajrore, sipas portalit gjurmues Flightradar24. Kjo është më shumë se gjysma e 251 avionëve që janë gjithsej, ndërkohë që shumë të tjerë pritet të kthehen në shërbim javëve në vijim.

Kompania ajrore Emirates nga Dubai mbetet mbështetësi më i fortë i A380 dhe klienti më i madh deri tani. Emirates ka 123 A380, pothuajse gjysma e të gjithë sasisë së prodhuar ndonjëherë.

Prodhimi i A380 përfundoi vitin e kaluar, me Emiratesin që mori A380-n e fundit të ndërtuar në fabrikën në Hamburg, në dhjetor 2021. Epoka e avionit me katër motorë me trup të gjerë dukej se kishte mbaruar, pasi rivali amerikan Boeing tregoi se do t'i jepte fund prodhimit të Boeing 747 legjendar në vitin 2022 pas më shumë se 50 vjetësh.

Edhe Fundi i A380, sot dorëzohet njësia e fundit e aeroplanit më të madh në botë Auto Fundi i A380, sot dorëzohet njësia e fundit e aeroplanit më të madh në botë

Air France hoqi gradualisht 10 Airbus A380 të saj përgjithmonë nga qarkullimi edhe para goditjes së pandemisë, disa tashmë ishin çmontuar. Kur pandemia COVID-19 e solli aviacionin pothuajse në një pezullim në pranverën e vitit 2020, fundi i shumicës së A380-ve të mbetur u duk i pashmangshëm, me përjashtim të flotës së Emirates, pasi linja ajrore kishte njoftuar tashmë se do të fluturonte me dykatëshe, të kompletuara me dushe dhe një sallë pritjeje në bord, deri në mesin e viteve 2030.

Lufthansa, e cila ka gjithsej 14 A380 në flotën e saj, ishte po ashtu ndër linjat ajrore që larguan A380. Ajo dërgoi të gjithë flotën e saj në "pension”. CEO i Lufthansa, Carsten Spohr, në gusht të vitit 2021, u nxitua pak me deklaratën e tij, duke thënë: "A380 padyshim nuk do të kthehet". Në prill 2022, ai e përsëriti këtë për revistën gjermane "Der Spiegel”: "Kjo ka mbaruar, një herë e përgjithmonë. A380 është shumë joekonomik në krahasim me avionët më të rinj me dy motorë për distanca të gjata. Nuk do të kthehet në Lufthansa".

Avionët A380 të Lufthansas janë aktualisht të parkuar në Spanjë e Francë. Gjashtë prej këtyre avionëve tashmë janë shitur, e tetë mbeten pjesë e flotës së Lufthansas. /dw