Kompania Airbus ka përfunduar me prodhimin e Airbus A380. Njësia e fundit e këtij modeli do t’i dorëzohet sot blerësit.
Ky është një moment domethënës për Airbus, pasi "gjigandi qiellor" vazhdon të fluturojë, por e ardhmja e tij afatgjatë është e pasigurt. Njësia e fundit e prodhuar e aeroplanit superjumbo Airbus A380 do të dorëzohet sot në kompaninë “Emirates” nga Dubai,shkruan "klix" të enjten.
Pothuajse gjysma e flotës së kompanisë “Emirates” përbëhet nga A380, por disa linja të tjera ajrore ndaluan përdorimin e këtij modeli gjatë pandemisë, ndërsa disa tashmë kanë bankrotuar.
A380 është avioni më i madh i pasagjerëve në botë. Në konfigurimin standard mund të pranojë 545 pasagjerë, por në teori numri maksimal është 853 pasagjerë.
Avioni dykatësh funksionon me katër motorë, hapja e krahëve të tij është 80 metra dhe mund të ngrihet me 560 tonë ngarkesë. Është një aeroplan shumë kompleks dhe gjatësia e telave të përdorur është deri në 530 kilometra. Pavarësisht kësaj, pilotët pohojnë se është e lehtë të fluturosh me këtë aeroplan.
Projekti filloi në fillim të viteve 1990. A380 u bë një simbol i fuqisë industriale evropiane, një model që do të kalonte Boeing 747. Ai bëri fluturimin e tij të parë komercial më 2007.
-
Rritja e numrit të pasagjerëve rikthen në hapësirë superavionin Airbus A380
-
17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave
-
Mijëra aeroplanë Airbus ulen në tokë pas problemeve me rrezatim diellor
-
Boeing: Gati 44.000 aeroplanë do të nevojiten deri më 2043
-
Fundi i një epoke: Audi i jep fund prodhimit të R8-s