Një avion i kompanisë Air Canada Boeing 737 Max është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar pas disa problemeve me motorin.
Siç bën të ditur linja ajrore, avioni ishte duke fluturuar nga shteti i Arizonës në Motreal të Kanadasë kur shmang menjëherë pas ngritjes.
Sipas Air Canada, aeroplani në ato momente kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe u ul në mënyrë të sigurt, shkruan bbc.
Avionët 737 Max janë ndalur në vitin 2019 pas dy përplasjeve mirëpo rifilluan fluturimet këtë muaj pas një riparimi. Përplasjet që ndodhë në Indonezi dhe Etiopi brenda pesë muajsh lanë të vdekur 346 persona.
Për aksidentet fatale që kishin ndodhur thuhet se fajtorë ishin problemet e softuerit të fluturimit të automatizuar të quajtur MCAS, që i përplasi dy avionët.
-
Mijëra aeroplanë Airbus ulen në tokë pas problemeve me rrezatim diellor
-
Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Aeroplanin e lëshojnë rrotat e përparme në aeroportin e Frankfurtit