Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe një tjetër kolapsim në fushë, tani në Angli

Henrik Meister

Një tjetër futbollist ka kolapsuar të shtunën në fushën e lojës, tani në Championshipin anglez, kategorinë e dytë të futbollit në Angli. 

Sulmuesi danez i Derbyt, Henrik Meister, kolapsoi në fushë pa pasur asnjë duel dhe ka ngjallur frikë te tifozët në pjesën e dytë. 

Meister së fundmi është huazuar te Derby nga Pisa italiane. 

Atij i është dhënë ndihma mjekësore për shtatë minuta, para se të largohej me barelë jashtë fushës.

Derby pas ndeshjes ka dhënë sinjale pozitive, duke thënë se Henrik është mirë. 

“Ai është larguar nga stadiumi pa ndihmë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit”, ka shkruar Derby.