Botë

Edhe Britania e Madhe ndalon aeroplanët Boeing

Autoriteti civili i aviacionit në Britaninë e Madhe ka ndaluar aeroplanin Boeing 737 MAX për të operuar në hapësirën ajrore të Britanisë “si masë parandaluese”.

Ky vendim vjen pas rrëzimit të aeroplanit Boeing 737 MAX të linjës ajrore nga Etiopia, ku mbetën të vdekur 157 persona, e që është aksidenti i dytë ku përfshihet një avion i tillë në më pak se pesë muaj, transmeton Koha.net.

Mbretëria e bashkuar i është bashkuar Malajzisë, Singaporit, Kinës e Australisë, në ndalimin e këtyre aeroplanëve.

Linjat ajrore që operojnë me Boeing Max 8 në Britani janë Tui Ariways dhe ajo norvegjeze.

Lexoni edhe: Pas aksidenteve me Boeing, shtohet kujdesi në fluturimet në Prishtinë