Autoriteti civili i aviacionit në Britaninë e Madhe ka ndaluar aeroplanin Boeing 737 MAX për të operuar në hapësirën ajrore të Britanisë “si masë parandaluese”.
Ky vendim vjen pas rrëzimit të aeroplanit Boeing 737 MAX të linjës ajrore nga Etiopia, ku mbetën të vdekur 157 persona, e që është aksidenti i dytë ku përfshihet një avion i tillë në më pak se pesë muaj, transmeton Koha.net.
Mbretëria e bashkuar i është bashkuar Malajzisë, Singaporit, Kinës e Australisë, në ndalimin e këtyre aeroplanëve.
Linjat ajrore që operojnë me Boeing Max 8 në Britani janë Tui Ariways dhe ajo norvegjeze.
Lexoni edhe: Pas aksidenteve me Boeing, shtohet kujdesi në fluturimet në Prishtinë
Artikuj të ngjashëm
-
Britania e Madhe dhe Malajzia ndalojnë përdorimin e Boeing 737 Max
-
Boeing ndalon përkohësisht prodhimin e aeroplanëve 737 Max
-
Boeing po shqyrton prodhimin e aeroplanëve 737 Max
-
Aviacioni Civil ndalon fluturimin e Boeingëve mbi Kosovë
-
BE-ja suspendon aeroplanët “Boeing 737 MAX” pas aksidentit etiopian