Një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha të udhëhequra nga SHBA-ja në Evropë këtë vit “Immediate Response 25” është mbajtur në Greqinë veriore të mërkurën.
Duke bashkuar 12,000 trupa nga tetë vende të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Greqinë, Francën, Bullgarinë, Spanjën dhe Maqedoninë e Veriut, stërvitjet synojnë forcimin e gatishmërisë së përbashkët dhe ndërveprimin e NATO-s.
"Jemi mirënjohës për të gjithë aleatët dhe partnerët që bashkohen, duke ndërtuar gatishmëri që garanton sigurinë tonë kolektive, dhe siguria kolektive kërkon gatishmëri të madhe. Kërkon ndërveprim të madh, dhe janë stërvitje si kjo që na japin një shans për t'u bashkuar dhe për të qenë më të fortë së bashku", ka thënë Gjeneral Major, Levon Cumpton, shefi i Shtabit të Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Përveç Greqisë, stërvitja do të zhvillohet edhe në disa vende të tjera të Ballkanit deri më 9 qershor.
Armored Vehicles parade🇬🇷🇧🇬🇫🇷🇬🇪🇲🇰🇪🇸🇺🇸
— Γενικό Επιτελείο Στρατού-Hellenic Army Gen. Staff (@HAspokesman) June 4, 2025
DV Day of the Exercise “IMMEDIATE RESPONSE-25” #ImmediateResponse25 #DefenderEurope #Allies #StrongerTogether #Ηellenicarmy #army #armedforces #greece🇬🇷 #ΕλληνικόςΣτρατός #NATO pic.twitter.com/HdyiH6avob