Botë

SHBA-ja thotë se është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet këtë pasdite

Donald Trump

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar të mërkurën para gazetarëve se Washingtoni është i “gatshëm të nënshkruajë” marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën. 

Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nga gazetarët rreth marrëveshjes, të cilën ai më pas ia drejtoi Bessentit, transmeton “The Guardian”.

“Pala jonë është gati për të nënshkruar”, ka thënë Bessent, tek ka shtuar se pala ukrainase kishte vendosur që në mbrëmjen e kaluar të bënte disa ndryshime të minutës së fundit. 

“Jemi të sigurtë se ata do ta rikonsiderojnë atë, dhe ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë këtë pasdite”, ka njoftuar Bessent.

Sipas tij, asgjë s’është hequr e as ndryshuar nga marrëveshja. 

“Është marrëveshja e njëjtë për të cilën jemi pajtuar në fundjavë. S’ka ndryshime nga ana jonë”.