Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e pjesëve rezervë të aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan për rreth 80 milionë dollarë, raporton agjencia “Reuters”.
“Shitja do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së blerësit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon”, kanë deklaruar nga Pentagoni.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka falënderuar Shtetet e Bashkuara. Ministria ka njoftuar se shitja do të finalizohet në muajin korrik.
Kina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së, që është edhe furnizuesi më i rëndësishëm i armëve të Tajvanit, që të ndalojë shitjen e armëve në ishull, të cilin Pekini e pretendon si territor të tij.
-
Mes tensioneve që Tajvani ka me Kinën, SHBA-ja do t’i shesë armë në vlerë 500 milionë euro
-
SHBA-ja aprovon shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë 2 miliardë dollarë
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
SHBA-ja ia aprovon Izraelit shitjen e armëve në vlerë 20 miliardë dollarë
-
SHBA-ja ia aprovon shitjen e avionëve F-16 Turqisë