Administrata Biden ka aprovuar shitjen e armëve në vlerë 500 milionë dollarë Tajvanit, teksa rrit ndihmën ushtarake për ishullin pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të Kinës.
Departamenti i Shtetit ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e sistemeve të gjurmimit dhe pajisjet për avionët luftarakë F-16.
Edhe pse kjo marrëveshje është modeste në krahasim me shitjet e kaluara të armëve, kjo e fundit ka gjasa të ngreh kritika edhe më të ashpra nga Pekini, raportoi AP.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin e pranuesit për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke kontribuar në aftësitë e pranuesit për të mbrojtur hapësirën e tij ajrore, të ofrojë siguri rajonale dhe të rrisë ndërveprimin me SHBA-në përmes programit të saj të F-16”, ka thënë Departamenti.
-
SHBA-ja miraton shitjen e pjesëve të aeroplanëve ushtarakë F-16 në Tajvan
-
SHBA-ja i shet Tajvanit raketa milionëshe
-
Bideni miraton shitjen e armëve në vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin
-
SHBA-ja aprovon shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë 2 miliardë dollarë
-
Kina e paralajmëron SHBA-në për shitjen e armëve Tajvanit