Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar shitjen e armëve prej 2 miliardë dollarë për Tajvanin, përfshirë dorëzimin për herë të parë të një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër – një lëvizje që do ta zemërojë Kinën.
Zyra presidenciale e Tajvanit të shtunën e ka falënderuar Washingtonin për aprovimin. Me presidentin e ri, Lai Ching-te, Tajvani ka rritur masat mbrojtëse ndërsa Kina ka rritur kërcënimet ushtarake ndaj territorit që pretendon se është pjesë e saj.
SHBA-ja është aleati më i fuqishëm i Tajvanit.
“Fuqizim i kapaciteteve vetëmbrojtëse të Tajvanit është themeli për ruajtjen e stabilitetit rajonal”, ka thënë zëdhënësi presidencial i Tajvanit, Karen Kuo.
Në pakon e armëve përfshihen tre sisteme të avancuara të raketave tokë-ajër, NASAMS, dhe pajisje të tjera në vlerë 1.16 miliardë dollarë. Po ashtu, përfshin sisteme radari në vlerë 828 milionë dollarë.
-
SHBA-ja miraton shitjen e pjesëve të aeroplanëve ushtarakë F-16 në Tajvan
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
Tajvani synon të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, përballë kërcënimit nga Kina