Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një shitje të mundshme armësh me vlerë 15.5 miliardë dollarë për Izraelin dhe Arabinë Saudite.
Departamenti i Shtetit amerikan ka miratuar shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake për Izraelin me vlerë mbi 6.5 miliardë dollarë përmes tre kontratave të veçanta, njoftoi Pentagoni.
Sipas Pentagonit, Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të Joint Light Tactical Vehicle (automjet ushtarak) dhe pajisjeve të lidhura me një vlerë të vlerësuar prej 1.98 miliardë dollarësh, si dhe shitjen e veçantë të helikopterëve AH-64E Apache me vlerë 3.8 miliardë dollarë.
Kontrata e tretë ushtarake, me vlerë 740 milionë dollarë, është për shpërndarjen e sistemeve të drejtimit për transportuesit e blinduar Namer, pa transmisione dhe me mbështetje të integruar logjistike.
Departamenti i Shtetit gjithashtu miratoi shitjen e mundshme të raketave Patriot dhe pajisjeve të lidhura për Arabinë Saudite, me një vlerë prej 9 miliardë dollarësh.
Edhe
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
Departamenti i Shtetit ka thënë se miratimi erdhi pas kërkesës së Arabisë Saudite për blerjen e 730 raketave PAC-3 MSE.
Shitja e propozuar, sipas njoftimit, nuk do të ndryshojë balancën ushtarake në Lindjen e Mesme dhe nuk do të ketë ndikim negativ në gatishmërinë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.
-
SHBA-ja i dha 21.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Izraelit për dy vjet luftë në Gazë
-
Serbia bëri marrëveshje 1.64 miliardë dollarësh me gjigantin izraelit të armëve
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve mes Iranit dhe Izraelit