Ndër marrëveshjet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite të shpallura të martën nga takimi i presidentit amerikan, Donald Trump me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman është "marrëveshja më e madhe e shitjes së mjeteve të mbrojtjes në histori", ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, marrëveshja vlen rreth 142 miliardë dollarë dhe përfshin pajisjen e Arabisë Saudite me "mjete luftarake dhe shërbime moderne nga dhjetëra firma të mbrojtjes amerikane".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtëpia e Bardhë ka njoftuar po ashtu se Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara.
Trumpi pritet të mbajë fjalim në një Forum të Investimeve që do të mbahet në Riad më vonë të martën.