Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur mbështetjen e qeverisë amerikane për Ukrainën në samitin e G20 në Rio de Janeiro të Brazilit.
Megjithëse ai nuk i është referuar drejtpërdrejt vendimit për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës, ai ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
"Ne të gjithë duhet të punojmë për t'i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po gërryejnë progresin për të përmirësuar sigurinë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Të gjithë rreth kësaj tavoline, sipas mendimit tim, duhet ta bëjnë këtë gjithashtu”, është shprehur Biden.
LEXO EDHE:
-
Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
Bideni njofton ndarjen e 2,5 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën
-
Bideni merr vendim: SHBA-ja do ta furnizojë me mina tokësore Ukrainën
-
Franca e Gjermania reagojnë pas vendimit të Bidenit për luftën në Ukrainë