Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, është ndaluar që të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York muajin e ardhshëm, pasi atij dhe 80 zyrtarëve të tjerë u janë revokuar vizat, ka thënë Departamenti i Shtetit.
Sekretari amerikan, Marco Rubio, i ka fajësuar zyrtarët për minim të përpjekjeve për paqe dhe se po kërkojnë “njohje të njëanshme të një shteti të supozuar palestinez”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi, i mirëpritur nga Izraeli, është i pazakontë pasi SHBA-ja pritet të lehtësojë udhëtimin për zyrtarët e të gjitha shteteve që duan të shkojnë në selinë e OKB-së, raportoi BBC.
Ndalimi vjen teksa Franca udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez në seancë – lëvizje që administrata e Donald Trumpit e ka kundërshtuar.
Zyra e Abbasit ka thënë se vendimi është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe Marrëveshjes së OKB-së.