Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione një grupi të kolonëve izraelitë të hënën, të akuzuar për ndihmën e kryerjes së dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Reuters.
Grupi i kolonëve Amana është “pjesë kryesore e lëvizjes së vendbanimeve ekstremiste izraelite dhe mban lidhjet me persona të sanksionuar më parë nga qeveria amerikane dhe partnerët e saj për ushtrimin e dhunës në Bregun Perëndimor”, ka thënë Departamenti i Thesarit në një deklaratë, ku ka lajmëruar për sanksionet.
Sanksionet gjithashtu shënjestrojnë një degë të Amanas të quajtur Binyanei Bar Amana, e përshkruar nga Thesari si kompani që ndërton dhe shet shtëpi në vendbanimet izraelite dhe ato të paligjshme.
Sanksionet bllokojnë amerikanët nga çdo transaksion me Amanan dhe ia ngrijnë asetet e mbajtura nga SHBA-ja. Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj Amanas.
Dhuna e kolonëve ishte e rritur edhe përpara shpërthimit të luftës së Gazës dhe është përkeqësuar që nga fillimi i konfliktit mbi një vit më parë.
Edhe
SHBA-ja sanksionon katër izraelitët e parë për dhunën në Bregun Perëndimor
Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, pozicion i kontestuar nga Izraeli, i cili e sheh territorin si mburojë sigurie. Në vitin 2019, administrata e atëhershme Trump e braktisi qëndrimin e gjatë të SHBA-së se vendbanimet janë të paligjshme, përpara se të rivendoseshin nga presidenti, Joe Biden.
Javën e kaluar, gati 90 ligjvënës amerikanë i kërkuan Bidenit të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për dhunën anti-palestineze në Bregun Perëndimor.
-
Britania sanksionon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, akuzon kolonët për “spastrim etnik”
-
Ambasadori amerikan i quan “terroristë” kolonët e dhunshëm izraelitë
-
Izraeli paraqet planin për vendbanimet e reja ilegale në Gaza dhe në Bregun Perëndimor
-
“Amnesty International” akuzon Izraelin për spastrim etnik në Bregun Perëndimor