Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e saj në NATO, teksa ka kritikuar aleatët amerikanë për mosndihmën në luftën ndaj Iranit.
Anëtarësimi në NATO, ka thënë Trumpi, është “sigurisht diçka për të cilën duhet të mendojmë”, ndërsa kritikoi aleatët për refuzimin e kërkesave të tij për ndihmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se SHBA-ja nuk ishte e detyruar të ndihmonte kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke lënë të kuptohet një krahasim mes luftës atje dhe luftës në Iran.
“Ne i ndihmojmë ata, dhe ata nuk na ndihmuan ne, dhe mendoj se kjo është një gjë shumë e keqe për NATO-n”, ka thënë Trumpi.
Trumpi ka shtuar se aleatët e NATO-s mbështesnin qëllimin e SHBA-së për të ndaluar Iranin të sigurojë armë bërthamore, por hezitonin të përfshiheshin në luftë.
“Askush nuk dëshiron që Irani të ketë armë bërthamore sepse këta njerëz janë të çmendur. Janë absolutisht të çmendur, dhe janë të egër e të dhunshëm. Të gjithë bien dakord me këtë, por nuk duan të ndihmojnë”, ka deklaruar Trumpi.