Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rutte thotë se e kupton “zhgënjimin” e Trumpit me NATO-n për Iranin

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është “qartazi i zhgënjyer” me shumë aleatë të NATO-s për mosmbështetjen e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në masën që ai dëshironte, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me Trumpin të mërkurën.

Rutte, i cili e përshkroi takimin si një diskutim të sinqertë dhe të hapur midis “dy miqve të mirë”, i tha CNN-it se e kuptonte zhgënjimin e presidentit. Por ai tha se i vuri në dukje Trumpit se shumë vende evropiane ndihmuan në mënyra të tjera, duke përfshirë ofrimin e logjistikës, fluturimeve ajrore, vendosjes së bazave dhe mbështetjeve të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Trumpi vazhdoi të sulmonte aleatët e NATO-s pas takimit.

“NATO nuk ishte atje kur na duhej, dhe nuk do të jenë atje nëse na duhen përsëri”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. 

E pyetur përpara takimit nëse SHBA-ja po shqyrtonte ende tërheqjen nga NATO, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se Trump ka të ngjarë ta diskutojë çështjen me Rutten.

E, Rutte nuk pranoi të përgjigjej nëse presidenti tha se do të përpiqej të tërhiqej.

Rutte këmbënguli se pjesa më e madhe e Evropës e mbështet presidentin kur bëhet fjalë për eliminimin e kapacitetit të Iranit për të "eksportuar kaos".

Në një deklaratë të lëshuar më herët, udhëheqësit e një numri vendesh evropiane mirëpritën njoftimin e një armëpushimi dyjavor midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe thanë se "qeveritë tona do të kontribuojnë në sigurimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit".