Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia sot referendum për ndryshime kushtetuese

Qytetarët e Serbisë sot do të votojnë në referendum për ndryshime në Kushtetutë.

Ata kanë opsionet nëse pajtohen për ndryshimet në Kushtetutë apo jo.

Në referendum duhet të marrin pjesë mbi 50 për qind të qytetarëve.

Serbia kishte tentuar të hapte qendrat e votimit për referendum edhe në Kosovë, mirëpo institucionet e Kosovës nuk kanë lejuar këtë. Institucionet e Kosovës u kanë ofruar qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë e kanë shtetësi të dyfishtë dy opsione, të votojnë në Zyrën ndërlidhëse apo të votojnë me postë.

Mirëpo, Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

 

Artikuj të ngjashëm