Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kuvendi i Serbisë shpall ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Serbisë ka shpallur sot ndryshimin e Kushtetutës në fushën e gjyqësorit, ndryshime këto që u votuan në referendumin e 16 janarit, ka njoftuar “B92”.

Seanca ishte solemne dhe për këtë e pranishme ishte edhe garda që u rreshtua para hyrjes së godinës në Beograd. Në seancë u votua edhe Ligji kushtetues për zbatimin të këtij ndryshimi.

Në të vërtetë, referendumi i 16 janarit nuk u lejua të zhvillohej edhe në Kosovë, që ishte hera e parë që një votim i organizuar nga Serbia të mos lejohet.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se as zgjedhjet parlamentare të Serbisë që pritet të mbahen më 3 prill nuk do të lejohen në territorin e Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se javën e ardhshme do të shpallen zgjedhjet parlamentare.