Më 16 janar, Serbia do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë, e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.
Sipas mediave në Serbi, Vuçiqi ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës, njofton B92.
Më pas, ai ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.
“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Beogradi i ankohet BE-së dhe Quintit që Kurti s’po e lejon referendumin serb në Kosovë
-
Tërhiqet Vuçiq: Serbët e Kosovës mund të votojnë në Serbi
-
Kuvendi i Serbisë shpall ndryshimet kushtetuese
-
Vuçiqi e Rakiqi paralajmërojnë pasoja për Kosovën pas ndalimit të referendumit
-
Vuçiq paralajmëron pasoja që nuk u lejua votimi në Kosovë për referendumin e Serbisë