Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari i Mbrojtjes, Austin, u operua pasi ishte diagnostikuar me kancer të prostatës

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, pati një infeksion të traktit urinar pas operimit për të trajtuar kancerin e prostatës, kanë thënë mjekët, raporton “BBC”.

Sipas mjekëve, thuhet se kanceri është zbuluar herët dhe prognoza e Austinit “është e shkëlqyeshme”.

Austin 70-vjeçar është përballur me kritika pasi u bë e ditur se zyrtarët e lartë të Mbrojtjes e po ashtu Shtëpia e Bardhë vetëm pas tri ditëve u njoftuan se Austin ishte i shtrirë në spital.

Ai ka kërkuar falje që nuk është përkujdesur “për informim të përshtatshëm të publikut”.

Pati kërkesa edhe për shkarkim të tij.

Edhe Lirohet nga spitali Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Austin Botë Lirohet nga spitali Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Austin

Sekretari i Mbrojtjes është vetëm prapa presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në zinxhirin komandues të Ushtrisë së SHBA-së.

Austin i ishte nënshtruar operimit për të trajtuar kancerin më 22 dhjetor. Ai një javë më vonë mori infeksion të traktit urinar.