Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbetet në spital në gjendje të mirë pas trajtimit për kancerin e prostatës, ka thënë Pentagoni të shtunën, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Pentagoni ka thënë se Austin kishte rifilluar disa nga detyrat dhe është në “kontakt me stafin e tij të lartë”.
S’ka datë specifike për lirimin e tij.
70-vjeçari u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar për shkak të komplikimeve nga një operacion në fund të dhjetorit.
Por zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk mësuan se ai ishte i sëmurë rëndë deri tre ditë më vonë.
Edhe
Lirohet nga spitali Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Austin
Sipas Pentagonit, Austin ka qasje të plotë në aftësitë e nevojshme të komunikimit të sigurt dhe vazhdon të monitorojë operacionet e përditshme të Departamentit të Mbrojtjes në mbarë botën.
Sekretari i Mbrojtjes është pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane dhe konsiderohet si një nga anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit.
Shkuarja e tij në spital në mënyrë sekrete ka shkaktuar shqetësime për sigurinë dhe transparencën, duke nxitur nisjen e tre hetimeve në Shtëpinë e Bardhë.
Inspektori i përgjithshëm i Pentagonit ka thënë se do të hetojë këtë çështje.
Edhe
Shtëpia e Bardhë: Austin ka nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor
Austin ka kërkuar falje që nuk e ka njoftuar publikun me kohë.
Presidenti Joe Biden i ka qëndruar pranë, por ka pranuar se ishte “nën-optimale” që ai të mos kishte zbuluar seriozitetin e sëmundjes së tij.