Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohet nga spitali Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Austin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë ta kryejë detyrën nga distanca ndërsa po rikuperohet nga tretmani që kancerin në prostatë, ka thënë Pentagoni të hënën raporton BBC.

Vonesa e tij për t’i treguar kolegëve dhe Shtëpisë së Bardhë për sëmundjen ka nxitur kritika e po ashtu janë duke u bërë tri hetime.

70-vjeçari ishte shtrirë në njësitin e kujdesit intensiv më 1 janar, për shkak të komplikimeve pas një ndërhyrje që pati në dhjetor.

Ai pritet të bëjë rikuperim të plotë, kanë thënë mjekët.

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA është menjëherë pas presidentit në zinxhirin komandues të Ushtrisë, dhe vlerësohet si një prej anëtarëve më të rëndësishëm të kabinetit.