Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari i Mbrojtjes, Austin, shtrihet në spital, anulon vizitën në NATO

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka anuluar vizitën në seli të NATO-s pasi është shtrirë në spital për herë të tretë brenda tre muajve, njofton “BBC”.

Austin 70-vjeçar është në njësitin e kujdesit emergjent në një spital në Washington DC. Pentagoni ka thënë se ai po përballet me një “çështje urgjente lidhur me fshikëzën”.

Detyrat ai i ka bartur te zëvendësja e tij.

Austin ishte përballur me kritika pasi nuk kishte njoftuar për shtrirjet e kaluara në spital.

Ai nuk kishte treguar për diagnozën e tij me kancer të prostatës në dhjetor apo rikthimin e tij në spital në janar. Nuk e kishte bërë publike e as nuk kishte njoftuar me kohë figurat kyçe të zinxhirit komandues në SHBA.

Të mërkurën, ai ishte paraparë të arrinte për takim në Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UCDG) në Bruksel. Do të ishte vizita e tij e parë jashtë vendit që nga shtrirja në spital.

Edhe Shefi i Pentagonit shtrihet me urgjencë në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij Botë Shefi i Pentagonit shtrihet me urgjencë në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij

Ai po ashtu ishte paraparë të merrte pjesë në takimi ne Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të enjten.

Austin së fundi mori pjesë në takimin e UCDG-së në mënyrë virtuale më 23 janar.